Axhem pilaf nga zonja Albana

18 Nëntor 2022, 11:08

Axhem pilaf

Përbërësit:

  • 350 gr oriz
  • 1 fk makarona fidhe
  • 1 qepë
  • 1 limon
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj gjalpë
  • Buljon mishi
  • Koncentrat perimesh
  • Kripë, piper i zi
  • Djathë i fortë i grirë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë orizin, kullojmë ujin dhe e spërkasim me lëng limoni. Në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri kaurdisim makaronat fidhe derisa të marrin pak ngjyrë, më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo kokrrat e orizit të fillojnë të zbardhen shtojmë qepën e grirë shumë imët dhe e kaurdisim për 3-4 minuta. Më pas shtojmë buljonin e mishit së bashku me koncentratin e perimeve. Regullojmë shijen me pak kripë dhe piper dhe e lemë pilafin të ziejë për rreth 20 minuta. E servirim të ngrohtë spërkatur me djathë të fortë kaçkavall.