Rosnica shtëpie me pulë
Përbërësit:
- 200 g miell Ola
- 2 vezë Ovvital
- Kripë
- 2 lugë gjalpë
- 2 lugë vaj ulliri
- 2 kofsha pule
- Kripe dhe piper
Përgatitja:
Bashkojmë miellin me vezët e rrahura dhe formojmë brumin e rosnicave, i skuqim në tenxhere me gjalpë dhe vaj ulliri. Mishin e pulës e ziejmë me kripë në 1 litër ujë. Shtojmë rosnicat e skuqura te lëngu dhe mishi. Nëse i duam më të thata i pjekim në furrë në tavë.




















