Babai në kërkim të vajzës: Ma ’mbajnë peng’ në një manastir

10 Janar 2022, 21:30 | Përditesimi i fundit: 2022-01-10 21:35:25

"Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tvpagjurme #odetadume #reportTV Një histori tejet e komplikuar ka sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, 34-vjeçarin nga Lezha Krenar Medja, që kërkon i dëshpëruar të vë kontaktet me vajzën e tij 8-vjeçare. E mitura, u strehua në Kishën Françeskane në Trashan të Lezhës, pasi prindërit ishin divorcuar që prej viit 2013. Gjykata ia la kujdestarinë nënës, por ajo e braktisi. Vajza u rrit nga gjyshja deri në moshën 5-vjeçare. Për shkak të problemeve me kujdestarinë, por edhe pamundësisë ekonomike babai kërkoi ndihmën e Shërbimit Social. Këta të fundit e dorëzuan të miturën në shoqatën fetare në Trashan, e cila sot kujdeset për rritjen dhe edukimin e saj.