Ballokume nga zonja Albana

14 Mars 2022, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2022-03-14 12:09:28

Ballokume   
Përbërësit:

1 kg sheqer
 400 gr gjalpë
 7 vezë
 1 kg miell misri
 1 grusht miell gruri
 3 lgj qumësht
Përgatitja:
Rrahim sheqerin me gjalpin e shkrirë derisa masa të zbardhet. Më pas shtojmë vezët një e nga një duke i rrahur me distancë kohore 3 minuta. Shtojmë 2 lugë qumësht pa e ndërprerë trazimin. Më pas shtojmë miellin e misrit duke e situr. Pasi mbaron masa e miellit të misrit shtojmë miellin e grurit. Vazhdojmë trazimin e brumit të ballokumeve dhe në fund vendosim ballokumet në tavë duke kapur brumë aq sa mbajnë pesë gishtat e dorës. Pjekjen e bëjmë në furrë të parangrohur në temperaturën 160 gradë Celsius derisa ballokumet të marrin ngjyrën e artë.