Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës! Veliaj: Abuzuan gjatë gjithë kohës së COVID, po vëzhgojmë me shumë imtësi edhe linjat e tjera

13 Shtator 2021, 14:22 | Përditesimi i fundit: 2021-09-13 16:01:35

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Veliaj shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej 3 muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.