Beci në ‘Kontrast’: Asgjë s’e ndalon Prokurorinë shqiptare që të nisë e hetimet për Agron Nezës! (26 janar 2023)

26 Janar 2023, 21:00

TIRANË- Ish- prokurori Eugen Beci tha se SPAK nuk e ndalon asgjë që të nisë një hetim nga Agron Nezës, personi “A” i përmendur në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Beci tha se për aq kohë sa Neza është një shtetas shqiptar, mund të nisen hetimet minimalisht për të zbuluar origjinën e parave, kush i ka nisur, si i ka nisur, dhe ku kanë përfunduar. Mirëpo theksoi se gjithçka varet nga hetimet që po zhvillohen në SHBA.