Biblioteka e re e Laprakës do mbajë emrin e aktorit e regjisorit Valter Gjoni, Veliaj: Ishte enciklopedia e qytetit

28 Gusht 2021, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2021-08-28 14:06:28

Biblioteka e re në zonën e Laprakës nga sot do të mbajë emrin e aktorit, regjisorit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Valter Gjoni, i cili u nda nga jeta një vit më parë pasi humbi betejën me virusin Covid 19. Valter Gjoni, i cili i ka shërbyer për një kohë të gjatë edhe qytetit të Tiranës, fillimisht si drejtues i kulturës e më pas edhe i protokollit në Bashki, është kujtuar sot nga familjarët dhe miqtë e tij pikërisht në këtë ambient për të cilin një kontribut të veçantë ndër vite ka lënë dhe vepra e tij.