Billi Çapo: Lindur dhe rritur në një kamp internimi

14 Qershor 2022, 07:22

Billi Çapo, është një prej fëmijëve, të kampeve të internimit të regjimti komunist, që dënimin e nisi që në barkun e nanës. Ai ka lindur në një kampin e internimit ën Savër të Lushnjes dhe është detyruar të kalojë aty gjithë fëmijërinë, të përjetojë aty, ëndrrat e shkatërruara, që i thërrmoheshin para syve, të përjetonte privime të shumta, frenimin e përhershëm të pasioneve, të përjetojë rrugët që niste ti çante vetë e që i mbylleshin dhunisht njëra pas tjetrës. Shpesh reflektonte dhe bënte pyetje në familje, por të vërtetën e jetës së tij, kushtëzuar kaq padrejtësisht e mësoi vite më vonë. Ai, sikurse edhe motra Mirjeta dhe vëllai Shkëlqimi e kanë përftuar të plotë historinë e familjes së tyre pas rënies së diktaturës, kur i ati Eqremi, mund tju fliste hapur dhe pa drojë fëmijëve, historinë e tij të burgut dhe historinë e gjyshit të arratisur Veledin Çapos.