Billi Çapo, Tre breza persekutim, pse donim atdheun

6 Qershor 2022, 22:34

Billi Çapo, ka lindur në një kamp internimi gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Savra, vendlindja e tij, ishte një prej fshatrave ku ishin përqëndruar më së shumti familjet e internuara, shpallur si kundërshtarë politikë të regjimti të Hoxhës. Të gjtihë historitë e tij të fëmijërisë dhe të rinisë së hershme sillen rreth atij kampi. Ai ëhstë brezi i tretë në familjene tij që ka provuar në lëkurë persekutimin dhe dhunën e përditshme psikologjike, por natyra e tij vitale dhe talentet e shumta, i kanë dhënë mundësinë t'i përvidhej shpesh realitet në e atë ferr të vogël plot privime. Historia e tij familjare, të cilën do ta mësonte pak nga pak sidomos kur të arrinte moshën e pjekurisë, ishte shkaku kryesor që ai kishte lindur dhe ishte i detyruar të ejtonte në atë kamp internimi. Gjyshi i tij, Veledin Çapo, ose veledin Bilbili, një rebel e trim i çartur e ksihte sfiduar dikturën që në ditët e apra ntë vendosjes së saj, dhe pas shumë peripecish do të realizonte edhe një arratisje spektakolare. Po ashtu babai i Billit Eqeremi, do të kalonte një kalvar të gjatë dhune dhe terrori në burgjet e komunizmit, e më pas në kampin e savrës ku do të lindte edhe djali i tij Billi. Ky i fundit, duke trashëguar tiparet e gjyshit dhe babait të tij, do ta sfidonte realitetin në një formë tjetër, duke mos u dorëzuar, duke provuar herë aktirimin, herë sportin, herë fuqinë e personalitetit të tij, derisa një ditë, krejt në fund të regjim ndërmerr edhe ai aktin e arratisjes si gjyshi i tij dikur.