'Biografia më ka goditur shumë në të gjitha drejtimet', Zamira Kita: Ju tregoj dramat e jetës sime

3 Korrik 2020, 10:50

Ajo është ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Në një intervistë në ‘’ Rreze Diellli’’ ishte e ftuar aktorja Zamira Kita, e cila tregoi disa të pathëna për jetën e saj profesionale dhe personale. Jeta e saj ka qenë e mbushur me art, dashuri por njëkohësisht edhe me plot drama të cilat ajo i rrëfeu në këtë intervistë:

‘’ Në fakt në vitin e dytë në 79’, pra viti I dytë i gjimnazit mua më është arrestuar një nga vëllezërit e babai, një xhaxha dhe është dënuar 10 vite për agjitacion dhe propagandë. Kjo ishte një ngjarje shumë e madhe në atë kohë për familjen tonë, tronditje e madhe e kanë përjetuar shumë keq prindërit e mi, ne ishim të vegjël nuk e denim ende se cdo të thoshte, por unë fillova ta ndjeja mbi vete trajtimin e keq që më bënin edhe mësuesit mbas kësaj, nëqoftëse mësoja për 10 nuk ma vinin kurrë notën sic duhej, nuk e di përse filloi një luftë klasash ndaj meje, me disa nga mësuesit e gjimnazit, më hoqën nga të gjitha aktivtet, nga komuniteti rinisë ku unë bëja pjesë…Unë si një fëmijë me iniciativë gjithmonë dhe sic më ka karakterizuar gjithë jetën, kam shkuar tek sekretari I parë, në shtëpinë e tij, ndërkohë nuk e takova dot më thanë që nuk është por ja kanë përcjell fjalët se vajza e tij ishte në shkollë tek ne, dhe më njihte kush isha dhe I ka thën që ka ardhur Zamira. Unë njihesh nga aktivitet që fillova të bëjë.  Të nesërmen kanë nisur një ekip në shkollë dhe më ka takuar vet dhe unë e kujtoj gjithmonë me pozitivitet këtë gjë. Ai ishte Enver Halili të cilit unë I jam shumë mirënjohëse sepse më tha ti nuk ke punë me xhaxhain, ti do të vazhdosh të mësoh dhe do të jetosh sic ke jetuar, do të vazhdosh me aktivitet. Babai jot nuk ka lidhje me vëllain, babai jot ka këtë qëndrim, dhe unë vazhdova normalisht dhe kur erdhi fundi I maturës, unë kërkova të shkojë për dramaturgji, të treja I vendosa për dramaturgji, njëra nga ato vihej ku të ketë nevojë atdheu, unë nuk e shkrojta, aq shumë e doja dramaturgjinë, dhe kur ai është pyetur se si do të bëhet me këtë vajzën se kjo ka xhashin 10 vjet ai tha të shkojë dhe të konkurrojë.  Noshta ishte mendimi që do shkojë të konkurojë dhe nuk do të fitojë por mu dha e drejta.  disa ditësh e kam kujtur me Gent Kamen si ngjarje dhe kam thënë si ka mundësi që e fitova sepse përvecse nuk kisha miq, dhe nuk bija dhe aq në sy isha e shkurtër dhe nuk isha një vajzë që do hyja dhe do ta fitoja menjëherë Për fatin tim të mirë e fitova’’ shprehet Zamira Kita për ngjarjen që duket se I ka shënjuar jetën.

Ndërsa thotë se kalvari i vuajtes filloi kur u arrestua vëllai tjetër i babait, pasi rrezikonte ta hiqnin nga akademia, por jo vetëm kaq: 

‘’ Biografia më ka goditur shumë në të gjitha drejtimet. E kisha të vështirë të doja dikë, të lidhesha të shpresoja që të më ecte mbarë, e kisha të vështirë të fitoja një rol në film, e kisha të vështirë të shkoja në teatër dhe të vazhdoja profesionin tim si aktore që e kisha ëndërruar aq shumë, pra vuajta për një kohë të gjatë gati katër vjet’’ thotë ajo.