Biskotat e pashkëve nga zonja Albana

15 Prill 2022, 12:14 | Përditesimi i fundit: 2022-04-15 12:15:11

Biskotat e pashkëve

Përbërësit:

250 gr gjalpë

150 gr sheqer

2 të verdha vezësh

1 majë luge kripë

60 ml lëng portokalli

450 gr miell

1 bustinë pluhur pjekës

15 ml konjak

1 lk sodë

Mastik

Për lyerjen e biskotave:

1 vezë

1 ls ujë

Përgatitja:

Fillimisht sitim miellin dhe e përziejmë me pluhurin pjekës, ndërsa tek sheqeri shtojmë mastikën. E kalojmë sheqerin së bashku me gjalpin në mikser për rreth 5 minuta. Më pas shtojmë pak lëkurë portokalli dhe vezët një e nga një. Tek lëngu i portokallit shtojmë konjakun dhe tresim sodën. E shtojmë tek përbërësit e tjerë dhe në fund hedhim miellin. Ulim shpejtësinë  e mikserit dhe e punojmë brumin e biskotave derisa përbërësit të lidhen.

Parangrohim furrën në temperaturën 160 gradë në ajër. Në një tavë shtrojmë një letër pjekje dhe vendosim biskotat të cilat i japim forma sipas dëshirës. I lyejmë me anë të një furçe me një të verdhë veze të rrahur me pak ujë.