Bollgur me midhje nga zonja Albana

12 Korrik 2022, 12:36

Bollgur me midhje

Përbërësit:

  • 400 gr bollgur
  • 2 patëllxhanë
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec të kuq
  • 200 gr midhje
  • 1 qepë e thatë
  • 6-7 pomodorini
  • 150 gr bizele
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • ½ lç spec djegës
  • 2 thelpinj hudhër
  • Turmerik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë hollë me pak vaj ulliri. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe më pas shtojmë patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël  (pasi i kemi lënë më parë në ujë me kripë ). Shtojmë specat e prerë në kubikë, hudhrat, midhjet e pastruara, bizelet dhe erëzat.

Bollgurin që e kemi zjerë më parë e shtojmë tek perimet. Në fund vendosim domatet qershi, rregullojmë shijen me kripë piper dhe e servirim si të ngrohtë ashtu edhe të ftohtë.