Braktis burrin dhe dy fëmijët e mitur në doganë, zhduket 22-vjeçarja Esmeralda Pura

19 Korrik 2021, 19:08

 

Emeralda Pura është 22-vjecarja nga Pogradeci e cila rezulton e zhdukur, që prej datës 13 korrik të këtij viti. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Qafë-Thanës kur Esmeralda bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijëte e mitur, sapo kishin kaluar në doganën shqiptare, në drejtim të asaj Maqedonase për t’u kthyer në banesën e tyre në Strumnicë të Maqedonisë së Veriut. Për pak minuta 22-vjecarja është larguar për nevoja personale, ndërsa ka njoftuar edhe bashkëshortin. Ai ka qëndruar gjatë në pritje bashkë me dy fëmijët 1 dhe 3 vjecar, kur pas vonesës së të shoqes i alarmuar ka kërkuar ndihmën e policisë kufitare. Këta të fundit janë vënë menjëherë në lëvizje, ku pasi kanë hapur kamerat e sigurisë, nga të cilat janë konstatuar lëvizjet e fundit të 22-vjeçares, e cila është kthyer sërish drejt territorit shqiptar. Ditën që është larguar nëna e dy fëmijëve kishte të veshur një palë xhinse blu dhe një bluzë të bardhë. 22-vjecarja me origjinë nga Pogradeci u martua 5 vite më parë në me shtetasin maqedonas Ismail Isnov. Çifti jetonte në qytetin e Strumnicës dhe janë prindër të dy fëmijëve. Ata ishin kthyer në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimi në familjen e prindërve të Esmeraldës. Por për arsye xhelozie Ismaili vendos që të martën e datës 13 korrik, të ktheheshin në Maqedoninë e Veriut. Për zhdukjen e 22-vjecares është bërë një denoncim në policinë maqedonase gjithashtu edhe në atë shqiptare, por ende asnjë gjurmë të saj. Parë me sytë e familjarëve rë saj, Esmeralda shkonte mirë me bashkëshortin. Ata janë lidhur me shkuesi, por ende nuk kanë bërë celebrim. Largimi i papritur i 22-vjeçares është një veprim i përsësitur i saj, pasi 5 vite më pare, ndërsa ende nuk ishte martuar largohet nga banesa e prindërve në Pogradec me një djalë, të cilin e kishte njohur në rrjetin social Facebook. Ishin uniformave blu ata që e kthyen në shtëpi, ndërsa kishin lokalizuan vendndodhjen e Esmeraldës me anë të valëve të telefonit që përdorte, por këtë herë ajo nuk e ka patur një telefon me vete, gjë e cila e bën edhe më të vështirë për të arritur në gjurmët e saj.