Braktis grua dhe fëmijë,21-vjeçarja i kërkon divorcin live:Fshihet dhe ka frikë

3 Shkurt 2022, 19:38 | Përditesimi i fundit: 2022-02-04 07:08:34

Dëshira e gjyshes për ta martuar mbesën në moshën 14-vjeçare, u kthye shpejt në një dramë për familjen Lazi nga Kukuri i Gramshit. Silvana u njoh nëpërmjet telefonit me djalin nga Korca, Tosjan Zezon dhe një javë më pas i premtuan njëri tjetrit dashurinë. Për shkak të moshës Silvana mori mbiemrin e bashkëshortit pasi bënë celebrimin ditën kur ajo mbushi 18 vjec. Ata u bënë prindër të një djali dhe jetuan bashkë në shtëpinë e Tosjanit në qytetin e Korcës deri ditën kur do të merrte një tjetër rrjedhë jeta e tyre familjare. Ndërkohë që duhet të ishte krah për të birin dhe bashkëhsorten 26-vjecari iu dorëzua alkoolit. Ai shpenzonte më shumë kohë jashtë me shokët sesa të kujdesej për familjen e tij. Me një burrë të papunë që nuk e bëri kurrë rolin e babait, bashkëhsortja detyrohet t’i japë një zgjidhje probleme të saj. Ajo merr djalin dy vjec dhe largojhet nga banesa. Prej tre vitesh jeton në shtëpinë e prindërve të saj bashkë me djalin e mitur, i cili nuk e njeh figurën e babait. 21-vjeçarja i kërkon divorcin live bashkëshëshortit të saj, me të cilin nuk ka asnjë kontakt. Nëna e Silvanës, Iliriana Lazi e ka mbështetur të bijën në cdo hap të saj, pasi ka dashur që ajo të jetë e qetë. Por nga ana tjetër shpreh frikën dhe dilemën që ka për të bijën nëse do të diskutohej për një martesë të dytë. Pasojat e një martese në moshë të vogël kanë prekur edhe anëtarë të tjerë të familjes të cilët nuk kanë qenë dakord që prej fillimit.Por ai që e ka përjetuar edhe më keq këtë situatë është vëllai i Silvanës. Denisi. Lotët e tij regojnë shumë për dhembjen e vëllait për motrën, të cilën nuk e pa kurrë t’i qeshë buza. Astriti, babai i Silvanës gjithashtu e ka brengë në zemër që vajza e tij pati një fat të tillë. 51-vjeçari nuk e mendonte kurrë që dhëndri do ia linte vajzën në mes të 4 rrugëve. Si gjysh, ai kërkon më të mirën për nipin 5-vjeçar. Familja me 5 anëtarë jeton në një dhomë që rrethohet nga llamarina.