Bukë e kreshmës nga zonja Albana

15 Mars 2022, 11:04

Bukë e kreshmës

Përbërësit:

1 kubik maja e butë

300 ml uje i vakët

50 ml vaj

500 gr miell

1 lgj kripë

1 lk sheqer

100 gr susam

Përgatitja:

Marrim një enë ku shtojmë ujë të vakët, maja dhe sheqer. E lemë majanë të aktivizohet.

Në një enë tjetër vendosim miellin dhe kripën. I përziejmë të dyja duke shtuar dhe sasinë e ujit tjetër si dhe majanë e ardhur. E punojmë brumin për 15 minuta dhe e lemë të vijë duke e lyer me vaj.

Më pas brumin e ndajmë në dy pjesë, i shtypim me gishtërinj dhe e lemë për 30 minuta në furrë të fikur. Më pas e lyejmë me vaj me anën e një furçe dhe sërisht krijojmë gropëza të vogla me grishtërinj. Nëse duam të jetë me e fryrë bëjme disa vrima me shkop shishqebapi. E spërkasim bukën me fara susami dhe e vendosim të piqet në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta.