Bukë me presh dhe djathë të bardhë
Përbërësit:
3 presh
300 gr miell
150 gr djathë të bardhë
1 gotë ujë të vakët
1 dorë fara luledielli, susami dhe lini
Pak vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë mirë preshin, e presim imët dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. E spërkasim me kripë dhe piper dhe pasi preshi të jetë zbutur e largojmë nga soba.
Vendosim miellin e situr në një tas. Krijojmë një hapësirë në qendër ku hedhim kripën dhe ujin e vakët. Fillojmë e punojmë mirë brumin dhe më pas shtojmë 1 lugë vaj ulliri dhe farat.
Tek preshi i skuqur thërrmojmë djathin e bardhë. E trazojmë dhe e vendosim në mes të brumit. E punojmë sërish mirë brumin me duar dhe e vendosim në një tavë duke i dhënë formën që dëshirojmë. E vendosim bukën me presh të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.