Bukë misri në ajkë kosi nga zonja Albana

2 Mars 2022, 11:33

Buke misri ne ajke kosi

Përbërësit:

1 kg miell misri

700 ml ujë i ngrohtë

3 lugë vaj ulliri

1 lugë gjellë kripë

 

Për ajkën :

3-4 lugë gjelle salcë kosi

4-5 lugë gjelle ajkë

2-3 thelpinj hudhra

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas hedhim 1 kg miell misri, 1 lugë gjelle kripe dhe 3 luge gjelle vaj ulliri. Më pas shtojmë pak ujë të ngrohtë (aq sa ta durojë gishti) dhe e përziejmë me një lugë druri. Vijojmë të shtojmë ujë derisa masa të lidhet dhe të bëhet e njëtrajtshme.

Masën e përftuar e shtrojmë në tavë të lyer me vaj ulliri. E nivelojmë me një spatul dhe lyejmë sipërfaqen me furçë me vaj ulliri.Tavën e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

Ndërkohë në një tas bashkojmë salcën e kosit me ajkën e qumështit, shtojmë kripën dhe hudhrat e shtypura dhe i përziejmë mirë. Nëse duam një salcë më të lehtë e hollojmë me pak qumësht.

Pasi buka e misrit të jetë pjekur, e lemë të ftohet pak dhe më pas e presim në feta drejtkëndore të cilat i vendosim në masën e ajkës që përgatitëm.