Bukë misri në ajkë nga zonja Albana

5 Tetor 2022, 11:28

Bukë misri në ajkë

Përbërësit:

  • 1 kg miell misri
  • 700 ml ujë të ngrohtë
  • 3 lgj vaj luledielli
  • 1 lgj kripë

Për ajkën:

  • 10 lgj kos
  • 5 lgj ajkë kosi / qumështi
  • 2-3 thelpinj hudhër

Përgatitja:

Në një enë të pastër vendosim miellin e misrit me vajin e lulediellit. Shtojmë ujin e ngrohtë (aq sa t’a durojë gishti i vogël i dorës) kripën dhe e trazojmë brumin e bukës derisa të lidhet.

Lyejmë një tavë me vaj dhe vendosim brumin, e nivelojmë dhe lyejmë sipërfaqen e brumit me pak vaj. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

Në një tas vendosim kosin, ajkën e qumështit, kripën dhe hudhrat. Bukën e misrit e presim në feta të vogla dhe fetat i zhysim në masën e kosit që kemi përgatitur.