Bukë shtëpie nga zonja Albana

27 Shtator 2022, 12:37

Bukë shtepië

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • ½ ls kripë
  • ½ ls maja
  • Ujë sa të marrë
  • Vaj luledielli

Përgatitja:

Hedhim në një enë të gjithë përbërësit e bukës dhe e punojmë mirë brumin derisa të lidhet. E mbulojmë me një membranë dhe e lëmë të pushojë për rreth 1 orë. Më pas e ripunojmë përsëri brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me yndyrë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.