Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë nga zonja Albana / Super shije tradite

5 Nëntor, 12:02

Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë

Përbërësit:

  • 1 pako petë të pjekura
  • 3 petë të bëra vetë
  • 3 qepë të mëdha
  • 250 gr mëlçi
  • 1/2 pulë
  • 2 tufa ose 2 lgj nenexhik
  • Vaj ulliri
  • Spec djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Petët e pjekura i thërrmojmë dhe i përziejmë me vaj ulliri dhe nenexhik. Ndërkohë përgatisim pak brumë dhe hapim 3 petë të cilat i shtrojmë në tavë. Mbi petët e hapura vendosim petët e thërrmuara me nenexhik. Mbledhim pak anët dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë Celsius dhe e lemë derisa petët të marrin ngjyrë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kaurdisim me vaj ulliri qepët derisa të zbuten, më pas shtojmë mëlçitë dhe mishin e pulës të cilin e kemi zjerë më parë dhe bërë në fije. Shtojmë pak ujë, spec djegës, kripë dhe piper dhe i lemë mëlçitë të ziejnë. Masën e mbushjes e vendosim mbi petët e pjekura dhe e vendosim përsëri në furrë.