Byrek me presh nga zonja Albana

25 Nëntor 2022, 10:10

Lakror me presh

Përbërësit:

Për brumin:

  • 3 gota miell
  • 1 e ½ gota ujë
  • Vaj
  • Kripë
  • Uthull
  •  
  • Për mbushjen:
  • 1 kg presh
  • 2 kokrra vezë
  • ½ gotë qumësht
  • Djathë të bardhë
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin dhe më pas hapim 2 petë me kuleçë. Kaurdisim preshin e grirë imët, shtojmë pasi bie volumi qumështin, vezët, djathin e bardhë të thërrmuar, kripë dhe piper të zi. Lyejmë një tepsi me vaj, vendosim petën e parë, shtrojmë mbushjen dhe më pas vendosim petën tjetër. Rregullojmë anësoret e lakrorit dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.