Byrek me qumësht
Përbërësit:
- 1 pako peta të pjekura
- 4 vezë Ovvital
- 500 ml qumësht Lufra
- Kripë
- 100 g gjalpë
Përgatitja:
Tretim gjalpin, rrahim vezët bashkë me qumështin dhe pak kripë. Lyejmë tavën me gjalpë dhe fillojmë shtrojmë petat e para, duke i lyer me gjalpë edhe qumësht. Petët e tjera i lyejmë direkt te qumështi edhe i vendosim në tavë, hera herës hedhim gjalpë. Në fund hedhim qumështin që mbeti edhe pak gjalpë. E lëmë të pushojë derisa të thithi qumështin gati 10 minuta dhe më pas e pjekim në furrë të parangrohur me 200 gradë për 10 minuta vetëm poshtë, pastaj në mes të furrës për 30 minuta. Pasi del nga furra e përmbysim mbi një tavë që të kullojë edhe e shijojmë të ngrohtë.




















