Byrek në tigan me mish të grirë dhe qepë të karamelizuara nga zonja Albana

26 Maj, 11:41 | Përditesimi: 26 Maj, 11:41

Byrek në tigan me mish të grirë dhe qepë të karamelizuara

Përbërësit:

  • 1 pako petë byreku
  • 400 gr mish i grirë
  • 3 qepë të mëdha
  • 3–4 lgj vaj ulliri
  • 40 gr gjalpë
  • 1 vezë
  • 3 lugë kos
  • 50 ml qumësht
  • Kripë, piper i zi
  • Pak rigon ose majdanoz

Përgatitja:

Presim qepët hollë dhe i kaurdisim me vaj në zjarr të ulët 15–20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të karamelizohen. Shtojmë mishin e grirë, kripë, piper dhe e gatuajmë derisa të humbasë lëngjet. Në fund shtojmë majdanoz të grirë. Lyejmë tiganin me pak gjalpë ose vaj. Shtrojmë 2–3 petë duke i lënë të varen jashtë anëve. Vendosim pak nga përzierja vezë, kos, qumësht mbi petë. Hedhim mbushjen me mish, e mbulojmë me petë duke i lyer me pak gjalpë. Vendosim kapakun dhe e lëmë të piqet në zjarr të ulët 15–20 minuta. Më pas e kthejmë me kujdes nga ana tjetër dhe e pjekim përsëri.

MC/Shqiptarja.com