Çelësi gjigand 17 ton në mes të Shkodrës / Ja artisti që po sfidon legjendën e Rozafës

24 Prill, 13:17

Alfred Mirashi sjell në Shkodër çelësin gjigand, skulpturën monumentale që do të sfidojë legjendën e Rozafës. “Albanian Key” është një nga veprat artistike më të mëdha që do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, implementimi i së cilës do të bëhet e mundur nga një kastë mjeshtrash shqiptarë dhe të huaj. “Albanian Key” do të jetë një çelës si një hajmali fati në portat hyrëse të qytetit të Shkodrës, një çelës që vjen të dëshmojë përmes idesë dhe realizimit, se ne meritojmë një të sotme dhe të ardhme për ne dhe fëmijët tanë, pa dyer të mbyllura, pa ndalime dhe pa privime. Në një lidhje skype nga Italia për studion e “Rreze Dielli” skulptori i talentuar Alfred Mirashi na tregon më shumë për këtë projekt.