Çfarë ndodh brenda shoqatave fetare me fëmijët e braktisur nga prindërit?

10 Janar 2022, 21:07

Babai ra ne burg me akuzën për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa nëna braktis vajzën sapo e solli në jetë. Kjo histori e trishtë sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ 34-vjecarin nga Lezha Krenar Medja, i cili sot është në kërkim të së bijës. Jeta e vështirë dhe problemet familjare e kanë zanafillën që në vitin 2013, kur pasi vajza erdhi në jetë fryt i një një bashkëjetese, e cila vuri në pikëpyetje edhe fatin e të miturës. Nëna biologjike e braktisi pak muaj më vonë dhe u largua me të dashurin, ndërsa babai përfundoi pas hekurave pasi u dënua me 4 vite burg. Vogëlushja u rrit nga gjyshja, e ëma e Krenarit, mirëpo dhe kjo e fundit pas 3 viteve sacrifice e kishte të pamundur të kujdesej për mbesën, e cila pasi qëndroi përkohësisht në një qendër të shërbimit social, aktualisht strehohet në Kishën Franceskane në Trashan të Lezhës. Që prej ditës kur përfundoi dënimin e deri më sot Krenari pretendon se nuk ka asnjë kontakt me të bijën 8-vjecare. Dëshira e tij më e madhe është ta ketë në krah vajzën e e tij dhe ta kthejë atë në gjirin e familjes.