Më shumë se një vit pas arrestimit në Vlorë Myrteza Çaushi kreu i bandës së Çoles doli para gjykatës me akuzat e organizimit të bandës së armatosur dhe kryerjes së krimeve të rënda.Ai ishte një nga personazhet më të njohura të vitit të mbrapshtë 97-të. Në numrin e datës 13 tetor 1998-të Gazeta Shqiptare shkruan në faqe të parë: “ Zani komandon Gjykatën” duke sjellë edhe detaje nga seanca dhe masat e rrepta që ishin marrë për ta shoqëruar. Edhe në Gazetën Koha Jonë ky zhvillim merrte vëmendje dhe publikohej një foto nga seanca ku Zani bisedonte me nënën e tij dhe shkrimi që e shoqëronte ishte ky: “Epoka e Zanit në gjyq”.




















