Pasi PS kishte fituar thellë zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997 partitë dhe institucionet po prisnin që KQZ të shpallte rezultatin. Në shtypin e shkruar të datës 15 korrik 1997 pasqyrohej takimi i fundit që zhvilluan Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino. Mediat zbulojnë se ishin ndarë si miq ata që menaxhuan “Gjëndjen e Jashtëzakonshme të vitit të mbrapshtë. Gazeta Shqiptare shkruan: "Berisha-Fino, përqafimi i fundit”. Ndërkaq KQZ shpalli rezultatin e referendumit ku Republika fitoi mbi Monarkinë.




















