Çorba shkodrane nga zonja Albana

17 Maj 2022, 12:14

ÇORBA SHKODRANE

Përbërësit

1 qepë

200 gr mish i grirë

2 lgj salcë domate

130 gr oriz

1 lgj vaj ulliri

1 lgj gjalpë

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qepën e grirë mesatarisht e kaurdisim me yndyrë, i shtojmë pak kripë që të krijojmë zbutjen, shtojmë mishin e grirë, salcën, kripë, piper. Shtojmë bulionin dhe e lëmë të ziejë gjithë masa, orizn pasi e kemi pastruar dhe larë e shtojmë në tenxhere. E lëmë të ziejë derisa të na dali një masë e trashë, e rregullojmë sipas shijes, po të duam shtojmë limontoz ose limon.