Çorbë shkodrane, recetë super e shpejtë nga zonja Albana

13 Prill 2022, 10:31

Çorbë shkodrane, recetë super e shpejtë

Përbërësit:

2 kokrra qepë

1 fç mish i grirë

½ lgj salcë

2 fk oriz

1 lgj gjalpë

Kripë, piper i zi 

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët, sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta derisa mishi të fillojë të kokrrizohet. Më pas shtojmë salcën e domates, e trazojmë mirë dhe në fund shtojmë orizin dhe ujë në masë të përbërësve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë çorbën të gatuhet në temperaturë mesatare derisa të trashet. Në fund e spërkasim me pak piper të bluar si dhe majdanoz.