Covid-19/ Simptomat e reja që po përkeqësojnë situatën

8 Tetor 2020, 11:44

Në një lidhje Skype në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte mjekja nga Belgjika Valbona Selimaj, e cila dha një pasqyrë të situatës aktuale në Belgjikë dhe në europë, të pandemisë Covid-19, sipas të cilës covid-19 po përjeton një tjetër mutacion. Ajo tha se për të mbijetuar viruset shëndërrohen dhe kështu po ndodh edhe me Covid-19.  
Ky shëndërrim ka sjell edhe simptoma të reja të cilat mund të përkeqësojnë shëndetin sic janë aksidentet vaskulare, hemoragji, mungesë oksigjeni në tru dhe kjo jo vetëm në momentin akut por edhe më mbrapa. Kjo lidhet me mënyrën se si ky virus na prek.