‘Dashuroi shoqen,më braktisi shtatzënë’/Tregon pengun e jetës,foshnjen familja nuk i’a pranoi

6 Korrik 2021, 19:00

Edhe pse është sot nëna e dy vajzave një brengë në zemër e ka munduar prej vitesh. Një 61-vjeçare është në kërkim të vajzës që e bëri nënë për herë të parë. Ishte një 16 vjece, asokohe kur Fatime Hudhra pati një bashkëjetesë dy vjeçare me të riun nga Vora 23-vjeçar. Ajo shkoi nuse pa celebrim në shtëpinë e burrit, pasi nuk mund të lidhte kurorë për shkak të moshës. Me djalin të cilin e mori me shkuesi nuk shkonte keq, por marrëdhënia jo e mirë me kunatën e saj shkatërroi gjithçka. Fatimja kishte mbetur shtatzanë, në një kohë kur lidhjes po i vinte fundi. Nuk mundi dot të durojë debatet me kunatën ndaj vendos të largohet nga shtëpia. Fatimja sjell në jetë vajza me emrin Merita, e cila u lind në vitin 1976 në maternitetin e Tiranës, ndërsa u regjistrua si Merita Masha duke mbajtur kështu mbiemrin e vajzërisë së nënës. Fatimja qëndroi me të bijën afro 5 ditë në maternitet dhe e detyruar nga rrethanat u desh të ndahej prej saj. Në qershor të atij viti Merita i dorëzohet institucionit, ku fillimisht qëndroi në befotrofin e kryeqytetit 3 muajt e parë të jetës, muaj gjatë të cilave nëna e ka takuar disa herë, deri ditën kur i komunikuan se foshnja ishte transferuar në Shkodër. Që nga ai moment Fatimja nuk mësoi më kurrë për fatin e të bijës edhe pse nga babai biologjik i saj pati një insistim të vazhdueshëm për ta marr ai foshnjen. I ati nuk e la ta kërkonte më të bijën dhe pak muaj më pas e rimartoi me një tjetër djalë, me të cilin solli në jetë edhe dy vajza të tjera. Fotoja e vetme, që mundi të bënte në maternitet i ka humbur, por nuk i është shuar nga kujtesa vështrimi i vogëlushes, ditën që u nda me të 45 vite më parë.