Del nga lokali, zhduket Arjan Bulku/Makina i gjendet pas dy javëve në zonën e Dajtit

24 Qershor 2021, 19:59

Arjan Bulku rezulton i zhdukur për familjarët që prej vitit 2009. Ishte data 5 dhjetor kur babai i 3 djemve niset për në punë si cdo ditë tjetër në bar-kafen që kishte në pronësi, në rrugën "Sabaudin Gabrani". Pasi një nga televizorët nuk funksiononte ai telefonon djalin e tij të madh Marion dhe i thote që të shkonte tek lokali pasi atij i duhej që të shkonte tek tekniku, por ai nuk mbërriti kurrë në destinacion.Pas shumë orësh pritjeje familjarët të shqetësuar bëjnë denoncim në polici. 2 javë pas zhdukjes së 51- vjeçarit, gjendet makina e tij në zonën e Kinostudios. Në veturë nga kontrollet e bëra u gjetën vetëm gjurmët e tij, por vetë Arjani nuk u bë i gjallë. Zydie dhe Bajrami janë në kërkim të vëllait të munguar në familje me shpresën se enigma e ngritur tërë këto vite do të shuhet njëherë e përgjithmonë.