Disa këshilla praktike se si të kalojmë ankthin e pandemisë

19 Tetor 2020, 12:23

Rreze Dielli folëm për profesionet më të rrezikuara gjatë kësaj periudhe.  Disa nga profesionet më të rrezikuara janë ato të mjekëvë të cilët duhet të jenë gjithë kohën në vijën e parë të frontit për t’i shërbyer pacientëve, të prekurve me covid, por edhe sëmundje të tjera duke i rrezikuar kështu që të infektohe nga virusi. Ajo ndër të tjera foli edhe për rastin më të keq, se çfarë pritet nëse kemi një izolim të dytë:

‘’ Ankthi, pasiguria që i shoqëron, lajmet e këqija që nuk i kemi kursyer fëmijve, të them të drejtën, në një ambient ku kemi qëne ne, kanë qëndruar dhe fëmijët nuk janë kursyer lajmet negative për covidin, ndonjëherë edhe në burime të pakonfirmuara, normalisht që këto do të kenë pasoja tek shëndeti mendor i fëmijëve. Ne i kemi izoluar këto fëmijë nga loja, sepse nuk e kanë mundëisnë të luajnë sikurse kanë luajtur brezat tonë apo sikur se kemi qenë ne, ne pak e kemi bërë këtë vet dhe i shohim dëmet. Imagjinoni se sa kolosale do të jenë dëmet nëse ato izolohen edhe nga shkolla, izolohen nga shokët dhe shoqet e klasës dhe nga komunikimi me njëri-tjetrin’’ u shpreh ajo.

Mjekja dha dhe disa këshilla praktike për të kaluar sa më lehtë situatën në të cilën ndodhemi:

‘’ Fillimisht duke caktuar disa rutina të shëndetshme për veten tonë, gjumi duhet të jetë i plotë, duhet të jetë minimalisht 8 orë, duhet të hamë shëndetshëm, duhet të kemi parasysh që të marrim të gjtiha vitaminat, proteinat dhe kripërat minerale të cilat mbajnë një fizik të shëndetshëm, nuk duhet të harrojmë të bëjmë gjimnastikë, sipas një rutine të caktuar të cilat gjithashtu do na ndimojnë të mbajmë një trup të shëndetshëm, ne gjithashtu rekomandojmë praktikimin e teknikave të relaksimit siç mund të jetë meditimi.