Në prag të Ditës së Verës, një nga festat më të dashura dhe më të lashta të traditës shqiptare, vëmendja kthehet tek qyteti i Elbasanit, vendi ku kjo festë merr kuptimin e saj më të plotë. Në këtë periudhë, familjet elbasanase nisin përgatitjet për të pritur pranverën me zakone që janë ruajtur brez pas brezi. Mes aromës së gjalpit dhe miellit të misrit që përhapet në kuzhina, përgatiten ballokumet, ëmbëlsira simbol e kësaj dite, ndërsa shtëpitë mbushen me gëzim, kujtime dhe rituale të vjetra. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” do të ndalemi tek traditat e Ditës së Verës, një festë me origjinë pagane që feston ringjalljen e natyrës dhe ardhjen e stinës së ngrohtë. Do të tregojmë për ritualet dhe simbolet fatsjellëse, për përgatitjen e “hisës” dhe të tryezës së Ditës së Verës, si dhe për gatimet tradicionale që nuk mungojnë në këtë ditë të veçantë. Po ashtu, do të zbulojmë edhe sekretin e ballokumeve, recetën dhe mjeshtërinë që i bën ato kaq të veçanta në Elbasan. Për të na rrëfyer më shumë rreth këtyre traditave, në studio do të kemi dy amvisa nga qyteti i bukur i Elbasanit, Merita Çela dhe Lavdije Papri, të cilat do të ndajnë me ne përvojën dhe kujtimet e tyre nga përgatitjet familjare të kësaj feste. Gjithashtu, në bisedë do të bashkohet edhe aktivisti i mjedisit Ervin Skënderi, me të cilin do të flasim për lidhjen e kësaj feste me natyrën dhe mesazhin që ajo përcjell për respektin ndaj mjedisit dhe traditës.
Dita e Verës, simbolet fatsjellëse dhe ritualet: Nga përgatitja e hisës tek vezët me rrëshirë
Video të fundit në programin Rreze Diell Të gjitha
-
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Nëntor 2026, Receta/ Horoskopi mujor/ Vajrat esenciale kundra dhimbjeve
2 Nëntor, 15:52 -
Harrojini dhimbjet e kyçeve dhe shpinës me këtë vaj natyral në shtëpi
2 Nëntor, 14:29 -
Ndikim i fortë astrologjik këtë NËNTOR, ja ç’pritet të ndodhë / Trondit HOROSKOPI
2 Nëntor, 11:35 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Tetor 2026, Receta/ Bota e karikaturës / Sekretet e Zahireve të Leskovikut
30 Tetor, 15:22 -
Qeshim me realitetin apo realiteti po tallet me ne?! Endri Beqo HABIT me karikaturat e tij!
30 Tetor, 13:09 -
E pabesueshme | Ngjitet në male e realizon QINDRA ZAHIRE! Natasha nga Leskoviku SEKRETET e gjysheve
30 Tetor, 12:26 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Tetor 2026, Receta/ Altin Joka: Megafarmacia e shëndetit në 3 përbërës
28 Tetor, 16:17 -
Fryrja e barkut pas ushqimit s'është normale /Altin Joka zbulon ç'po ndodh në zorrët tuaja!
28 Tetor, 14:26 -
Nga ZORRËT nisin sëmundjet! Këto 3 hapa ju SHPËTOJNË! / Altin Joka
28 Tetor, 12:14 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Tetor 2026, Receta/ Zgjedhja e mishit, sekretet e kasapëve/ Maskë japoneze për fytyrën
27 Tetor, 15:18 -
Sekreti japonez me sodë buke që rinon fytyrën / Do habiteni nga rezultati!
27 Tetor, 13:24 -
‘Ja si po ua fusin me MISHIN’, kasapi zbulon sekretin
27 Tetor, 12:14 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Tetor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Fryrja, mbajtja e lëngjeve në organizëm
26 Tetor, 15:28 -
Fryrje barku apo trupi? Si të nxirrni lëngjet e tepërta dhe të humbisni peshë | Ylli Merja
26 Tetor, 13:16 -
Probleme shëndeti, kujdes FINANCAT! Çfarë i pret në fund të tetorit 12 shenjat e zodiakut?
26 Tetor, 11:58 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Tetor 2026, Receta/ Shëndeti i syrit / Kujdesi për lëkurën, rrathët poshtë syve
23 Tetor, 15:52 -
Largo rrudhat poshtë syve dhe ngri qepallat / Bëni këtë masazh vetem 10 minuta në ditë
23 Tetor, 14:21 -
Sytë paralajmërojnë disa sëmundje, ja si t’i dalloni përmes shenjave
23 Tetor, 12:32 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Tetor 2026, Receta/ Ushqimi i personave me tumor, këshilla nga Altin Joka
21 Tetor, 15:49 -
Pacientët me tumor: Si duhet të ushqehen gjatë trajtimit?
21 Tetor, 12:37
