‘Do përfundojnë si Musolini dhe dashnorja e tij’, Vangjeli për deklaratën e Metës: Ja kur ishte krisja e parë e tij me Ramën! Kryeministri e trajtoi Bashën si 'zonjushë besnike'

27 Tetor 2022, 19:54

Një deklaratë disi e nervozuar dhe e ashpër njëkohësisht ishte ajo e Metës ditën e djeshme në konferencë për mediat ku tha se Rama dhe Basha do përfundojnë si Musolini dhe e dashura e tij Klareta, pas Luftës së Dytë Botërore.

Në Kontrast, analisti Lorenc Vangjeli e lidhi deklaratën e Metës me një krisje të hershme, që sipas tij nisi me qysh prej marsit të vitit 2014, në datëlindjen e tij. Sipas analistit, Meta mori mërinë e Ramës e cila u pasua me një aleancë të fshehtë, por mjaft besnike mes tij dhe ish kreut të PD-së, Basha. Gazetari vijoi se Meta është vënë në dijeni të kësaj ‘dashurie’ të fshehtë që në shtator të vitit 2014.