Dollmë me mish qingji nga zonja Albana

28 Nëntor 2022, 12:35

Dollmë me mish qingji nga zonja Albana
Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • ½ lgj kripë
  • 1 lç sodë
  • 1 lç sheqer
  • 1 vezë
  • 1 fç kos
  • 2 kg mish qingji
  • 2 qepë të thata
  • 2 thelpinj hudhër
  • Nenexhik
  • Kripë, piper 

Përgatitja:

Përziejmë të gjithë përbërësit e kulaçit në një tas. E punojmë mirë brumin e vendosim në një tavë. Pasi e kemi niveluar bëjmë disa kalime me majën e pirunit në mënyrë që brumi të marrë ajrosje. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius.  

Ndërkohë mishin e qingjit e kemi vendosur të ziejë në ujë me kripë. Lëngun që përftojmë e ruajmë për përsheshin. 

Kaurdisim qepën derisa të tretet mirë, shtojmë kripën, pipërin, nenexhikun dhe lëngun e mishit. Bëjmë më pas kulaçin përshesh dhe e trazojmë më lëngun, por jo shumë që kulaçi mos të squllet. Mishin e qingjit e kalojmë në furrë sa të marrë një ngjyrë të lehtë sipërfaqja.