“E keqja e këtij vendi nuk është Tom Doshi!”, qytetarët: Yuri Kim të shikojë të vërtetat e popullit

28 Mars 2021, 13:43 | Përditesimi i fundit: 2021-03-28 13:47:56

Disa nga qytetarët pjesë e emisionit të mëngjesit reaguan ndaj kërkesës së ambasadores amerikane që Tom Doshi të mos jetë pjesë e procesit elekltoral të 25 prillit. Sipas tyre ka shumë politikanë që kanë kryer krime në këtë vend dhe nuk është për t’u lakuar emri i Doshit kanë thënë ata, e ndërsa kishte qytetarë nga Shkodra që e morën në mbrojtje Doshin duke nënvizuar se ai ka bërë shumë të mira për zonën.