‘E prita deri sa doli nga burgu,mosha më iku nënë nuk u bëra kurrë’/Jeta e çiftit Hoxha

3 Shkurt 2022, 19:36

Kjo është Myhrije Hoxha, 64-vjecarja nga Shijaku e cila vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të saj që zënë fill që prej vitit 1991. Ajo u fejua me një djalë nga Përmeti, i cili sapo kishte lënë qelinë e burgut. Por nuk do të kalonte shumë kohë kur menjëherë pasi ndodhi kjo fejesë Ikmet Hoxha dënohet sërish me 5 vite heqje lirie. Myhrija pranoi ta priste djalin që dashuronte deri ditën kur ai fitoi lirinë. Të dy nisën një jetë të re me dëshirën për t’u bërë prindër. Por fati e dëshi që ata të mos e kishin këtë fat. Cifti vendosën të birëson një fëmijë brenda fisit, i cili ishte djali i mbesës së Myhrijes.Por hallet e familjes Hoxha nuk kanë të sosur. Prej vitesh ata bashkëjetojnë me një linjë të tensionit të lartë. Pothuajse gjysma e banesës në katin e parë të një pallati 5 katësh në Kombinat është zënë nga një kabinë elektrike ku janë të vendosur disa transformatorë. E frikësuar e moshuara bën apel për ndihmë, pasi jeta e familjes Hoxha është vënë në rrezik që ditën kur u vendos kjo kabinë elektrike.