‘Edhe unë si Bedrija!’ Gruaja nga Tropoja rrëfen në Report Tv tmerrin e 25 viteve martesë! Burri e nipi i tij më rrahin, s’më lënë të punoj tokën! Apel për ndihmë

8 Janar, 12:19

Rasti i Bedrijës nuk është i vetëm. Një grua nga fshati Hoxhaj e Tropojës së vjetër telefonoi sot në emisonin “Shtypi i Ditës dhe ju" me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv për të denoncuar dhunën dhe kërcënimet nga bashkëshorti e familja e tij. Pa zgjidhje dhe pa ndihmë nga policia dhe pushteti lokal gruaja kërkon ndihmë nga ministri të Brendshëm, Balla e instancat e tjera shtetërore në Tiranë.