EKSKLUZIVE/ Vdekja e punëtorit në Milot, Report TV sjell dritëhijet e ngjarjes! Kolegu: Punuam bashkë në pallatin ku vdiq! E motra: Banorja më dha rrobat e vëllait

1 Qershor 2022, 20:32

Report Tv sjell fakte dhe dëshmi ekskluzive nga vdekja e 34-vjecarit Maksim Debrova në pallatin që po rikonstruktohej në Milot. Dëshmia kyçe e kolegut të Debrovës, të cilën autoritetet ende nuk e kanë administruar si provë, hedh poshtë pretendimet e kompanisë Eral Conctruction se 34-vjeçari nuk vdiq duke punuar, pasi në dëshminë para familjarëve, ai tregon se më 24 maj, ditën e ngjarjes së rëndë, kanë qenë bashkë duke punuar në pallatin prej nga Debrova ra nga kati i pestë.