Elhaid Cufi dhuron momente emocionuese, interpreton poezinë e tij "Premtimi"

29 Prill 2020, 11:44 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 12:54:51

Elhaid Cufi, një poet i ri foli sot në një lidhjë skype në emisionin “Rreze Dielli” për suksesin e librit të parë të tij me poezi, “I varfën me zemën të pasun”, të publikuar në Panairin e librit, e që po botohet për herë të katërt. Kur po shijon këtë sukses, ai njofton se shpejt do të botojë dhe të tjerë libra. Ndërkohë, për kënaqësinë e shikuesve të “Rreze Dielli” ai ka interpretuar poezinë e tij “Premtimi”. Një poezi dashurie që të rrënqeth deri në qeliza, por a ia dedikon dikujt i riu nga Shkodra?