Ëmbëlsirë e shpejtë me kungull nga zonja Albana

24 Nëntor 2022, 11:48

Embëlsirë e shpejtë me kungull

Përbërësit:

  • 1 kungull të vogël të verdhë
  • 500 ml qumësht
  • 30 gr niseshte
  • 20 gr miell
  • 50 gr sheqer
  • 1 lç shafran
  • Lajthi ose fistik
  • Kanellë

Përgatitja:

Pastrojmë kungullin e presim në feta dhe e vendosim në furrë të zbutet. Më pas e kalojmë në mikser ku shtojmë dhe pak shafran. Vendosim në zjarr një tenxhere ku shtojmë qumështin, niseshten e tretur, miellin dhe sheqerin. E trazojmë masën derisa të marrë valë. Më pas shtojmë purenë e kungullit dhe kanellë. E trazojmë mirë dhe e servirim spërkatur me lajthi ose fistik si dhe me kanellë.