Embëlsirë e shpejtë pa pjekje nga zonja Albana

17 Nëntor 2023, 12:14

Ëmbëlsirë e shpejtë pa pjekje

Përbërësit:

  • 300 gr biskota
  • 200 gr gjalpë
  • 100 gr arra
  • 100 gr fruta të thata sipas dëshirës
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 50 ml pije e gazuar portokall
  • 1 - 2 banane
  • Çokokrem

Përgatitja:

Në një enë vendosim biskotat pasi i kemi bluar, gjalpin e temperaturës së ambjentit,  arra të grira, fruta të thata dhe sheqerin pluhur. I trazojmë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë rreth 50 ml pije të gazuar me shije portokalli, pasi brumi nuk duhet të zbutet shumë. Masën e përftuar e hapim mbi një qesë kuzhine, mbi të vendosim pak çokokrem dhe banane të prerë në feta. E mbështjellim role dhe e vendosim në frigorifer vetëm 10 minuta. Më pas e dekorojmë me çokollatë të shkrirë dhe arra.