Embëlsirë me krem vanilje, banane dhe çokollatë
Përbërësit:
- 3 vezë
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë qumësht
- ½ gotë vaj
- 3 lugë gjelle kakao
- 2.5 gota miell
- 1 pako vanilje
- 1 pako fryrës
Për kremin:
- 2.5 gota qumësht
- ½ gotë miell
- 2 lugë gjelle niseshte
- ½ gotë sheqer
- 1 e verdhë veze
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 pako vanilje
- 1 pako krem pana
- 100 ml pana të lëngshme
- Banane, çokollatë e grimcuar
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim bazën e kekut. Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen, më pas shtojmë qumështin dhe vajin. Në një tas tjetër përziejmë miellin me kakaon, vaniljen dhe fryrësin. Bashkojmë dy masat bashkë duke i përzier mirë me spatul. E hedhim brumin e kekut në tavë dhe e pjekim në 180°C për rreth 25–30 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin: qumështin, sheqerin, të verdhën e vezës, miellin dhe niseshten i hedhim në tenxhere. I rrahim mirë derisa të bëhet një masë homogjene. E vendosim në zjarr dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të trashet. E heqim nga zjarri shtojmë vaniljen dhe gjalpin, e mbulojmë me qese që të mos zë kore dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Kur të jetë ftohur, shtojmë kremin e panës dhe panën e lëngshme të cilën e rrahim me mikser derisa të bëhet shkumë. Vendosim kremin sipër kekut pasi ai të jetë ftohur, e nivelojmë mirë dhe e dekorojmë me fruta sipas dëshirës. Këtë ëmbëlsirë mund ta servirim dhe në tasa individuale.





















