Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me kos dhe hudhra / Byrek me qumësht dhe vezë / Supë me hudhra.
Hudhra është një nga përbërësit më popullorë të çdo kuzhine në botë. Ajo plotëson shijen e shumë gatimeve të kripura dhe pikante dhe nga ana tjetër fuqizon organizmin ndaj sëmundjeve të ndryshme. Hudhra ka veti të jashtëzakonshme antibakteriale dhe është shumë e mirë kundër infeksioneve të ndryshme dhe inflamacionit, e pasur me shumë minerale, vitamina dhe aminoacide, Hudhra ka pasur përdorime të ndryshme që nga lashtësia dhe është njohur si një bimë me vlera shëndetësore dhe rituale. Ajo përdorej për shumë qëllime, përfshirë si një mjet për forcimin e trupit dhe si ilaç popullor për shumë sëmundje. Ndaj në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka do të ndalemi në vlerat dhe përdorimet e hudhrës në mjekësinë holistike. Si është përdorur hudhra në mjekësinë popullore? Çfarë lëndë ushqyese përmban që e bëjnë atë të dobishme për shëndetin tonë? A mund të ndihmojnë hudhrat në uljen e presionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit? Si e ndihmon hudhra shëndetin e zemrës? Cila është mënyra më e mirë për ta marrë apo për të ruajtur përfitimet shëndetësore të saj dhe sa hudhër duhet konsumuar në ditë? A ka ndonjë efekt anësor konsumi i tepërt i hudhrës dhe në cilat raste nuk rekomandohet? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe jo vetëm i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka.