Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Vezë të furrës me spinaq dhe beshamel / Tavë orizi me mish (Çevërme) / Supë me lëpjetë dhe kos.
Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje. Tetori Rozë, çdo vit synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin. Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken radiologe Albana Shahini dhe drejtuesen e emisionit të shëndetit 'Klinika 24', Doreada Mio, flasim për fillimin e këtij muaji kaq të rëndësishëm me këshilla për kontroll dhe parandalim, është koha për të reflektuar mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm, mbështetjes dhe shpresës për miliona gra në mbarë globin. Apel e mesazhe kuptimplota në këtë muaj që për shumë njerëz nuk është thjesht një fjongo rozë, por një udhëtim i mbijetesës, forcës dhe shpresës.
Jeta dhe stili i jetesës në ditët e sotme ka ndryshuar me ritme të shpejta. Me rritjen e moshës shtohet gjithnjë e më shumë edhe rreziku i sëmundjeve te ndryshme dhe vetmia. Pamundësia për të lëvizur lirisht nga moshat e vjetra dhe për të qendruar vetëm në shtëpi ka nxitur ofrimin e shumë shërbimeve dhe qendrave të kujdesit të të moshuarve. Zgjedhja e azileve ose shtëpive të të moshuarve për të marrë përkujdesin e duhur ende shihet si tabu në vendin tonë, por nuk është vetëm kjo arsyeja pasi jo të gjithë pensionistët arrijnë të përballojnë një shërbim të tillë për shkak edhe të të ardhurave të tyre. Në Ditën Botërore të të Moshuarve, kamera e “Rreze Dielli” ishte në një nga shtëpitë e të moshuarve në Tiranë për të sjellë më nga afër një tjetër realitet mes dashurisë, respektit dhe përkushtimit ndaj kësaj moshe…Arsyeja tjetër e vizitës ishte edhe një shërbim i veçantë për këtë grupmoshë, që rrallë e ndeshim në jetën e përditshme me gjyshërit tanë!