Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Dhjetor 2024 – Receta/ Terapia e Kripës, me Altin Joka/ Sfilatë kuq e zi në Amerikë

12 Dhjetor, 14:19

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Role me mish të grirë/ Bukë me vezë në furrë / Gjellë me bizele.

Çfarë është haloterapia (terapia me kripë) si funksionon ajo dhe si kjo terapi me kripë i sjell përfitim trupit? Në cilat gjendje ose sëmundje mund të ndihmojë haloterapia? A ka përfitime për problemet e frymëmarrjes apo të lëkurës? A rekomandohet haloterapia si një trajtim i pavarur, apo duhet të kombinohet me terapi të tjera? A ka prova mjaftueshëm për të perceptuar që është efektive si terapi? A ka ndonjë kufizim moshe? A ka efekte anësore ky trajtim? A mund të krijojnë njerëzit një mjedis të ngjashëm me dhomën me kripë në shtëpi, dhe si? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, si dhe shumë informacione të tjera mbi benefitet shëndetësore të terapisë së kripës i marrim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.   

Washington, stilistja shqiptare për fëmijë prezanton fustanin me flamurin kuq e zi, në sfilatën me kauzën globale të trafikimit njerëzor. Në sfilatën mes shumë stilistëve të tjerë nga mbarë bota stilistja shqiptare Gerta Çami ka prezantuar një nga krijimet e saj më të bukura siç është flamuri i bukur shqiptar i kthyer në një fustan princeshash dhe shumë modele të tjera. Për të na rrëfyer mbi emocionet e këtij evenimenti, si arriti të merrte pjesë si stiliste në këtë sfilatë prestigjioze me një kauzë shumë të fortë, flasim në studion e “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika me stilisten e re Gerta Çami.