Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Tetor 2023 – Receta/ Buzë të plota me faceyoga / Altin Joka: Guidë për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve

11 Tetor 2023, 15:35 | Përditesimi i fundit: 2023-10-11 15:35:50

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë e Gjakovës me mish dhe perime / Pite e mbushur me proshutë dhe djathë / Pasta Sy.  

Face yoga teknika moderne që ju ndihmon të luftoni rrudhat e fytyrës si dhe të konturoni pjesë të ndryshme në fytyrën tuaj. Gjithashtu yoga e fytyrës shërben dhe për të tonifikuar buzët natyralisht, pjesën më sensuale të portretit tonë. Lëkura e buzëve është shumë delikate, do kujdes në mirëmbajtje dhe ka një sërë teknikash natyrale për forcimin e tulit të gojës, pasi plakja nuk vjen nga rrudhat por nga rënia e muskulaturës së fytyrës, thotë Laura Xhaxhiu në studion e “Rreze Dielli” ku tregon dhe disa ushtrime shumë të thjeshta që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për të tonifikuar muskulin e buzëve dhe për të ngritur cepat e buzëve lart. Gjithashtu ajo demostroi dhe disa ushtrime masazhi për të çliruar tensionin që grumbullohet në zonën e gojës rreth buzëve.

Varësia e fëmijëve nga ushqimet e përpunuara dhe të pashëndetshme është kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin e tyre. A është një betejë e humbur nga ne prindërit, ndonjëherë koha, jeta frenetike na bën që ta neglizhojmë dhe të mos e kemi vëmendjen e duhur tek mënyra sesi ushqehen fëmijët tanë. Por a ka një mënyrë apo rregull të përcaktuar sesi ne mund të largojmë fëmijët nga varësia e ushqimeve të pashëndetshme dhe të kultivojmë zakone të shëndetshme tek fëmijët tanë? Cilat janë ato gabime që prindërit shpesh bëjnë në formën e një tolerance, por të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin e fëmijës? Nutricionisti i njohur Altin Joka, i ftuar në studion e "Rreze Dielli", tregoi një guidë me 10 hapa ku prindërit të bazohen për t'i larguar fëmijët e tyre nga varësitë dhe kequshqyerja, e cila më vonë do të sjellë një dëmtim të ADN-së, një sërë sëmundjesh nga problemet me sistemin nervor, rënien e imunitetit, probleme me kockat, shikimin, veshkat, deri tek obeziteti e më tej. Ai analizoi në program çdo hap, duke dhënë shembuj konkret si një mundësi ideale për prindërit.