Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë të gatshme me qumësht dhe vezë / Sallatë pule me kos dhe oriz / Kadaif me krem.
“Shota”, vetura e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania” lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit…Për herë të parë në Shqipëri prodhohet makina e parë ushtarake me emrin "Shota". Prezantimi i saj do të bëhet në Panairin Eurosatory Paris 2024 në panairin ndërkombëtar për mjete mbrojtje, në të cilin Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare. E ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Kristi Dhimitri, menaxhere operacionale tregon se makina “Shota” është prototip me të cilin duan të vijojnë prodhimin në seri të mëtejshme sipas kërkesave të tregut ndërkombëtar.
Në studion e “Rreze Dielli” u njohëm me Jonian Demiri, analist i lartë biznesi me 10 vite eksperiencë në Australi në Universitetin e Sidney, si analist biznesi, me përvoja të suksesshme në orientimin e bizneseve, projekteve të larmishme në fusha të ndryshme. Prej dy vitesh ai jeton dhe punon në Greqi, ndërsa në studio u diskutuan tematikat e mëposhtme: Cilat janë bizneset që sjellin më tepër të ardhura në ditët e sotme, nëse dikush ka ndërmend të hapë një biznes dhe ka mundësinë financiare? Cilat janë strategjitë për t’i bërë bizneset e vogla më të forta se kurrë? Sa i takon biznesit online, cilat janë hapat që duhen ndjekur për t’i promovuar sa më mirë? Cilat sipërmarrje biznesi do të ishin më të mirat për gratë?
Amvisa virale që jeton në Amerikë e njohur për gatimet e saj speciale tradicionale dhe maskat e vjetra të gjysheve, Xheni Fundo, këtë herë për studion e “Rreze Dielli” na tregon recetën e vjehrrës me lëvozhgat e vezëve dhe limon për fytyrën. Një maskë ideale për lëkurë të hidratuar që përgatitet lehtë në shtëpi dhe mbi të gjitha me zero kosto. Gjithashtu Xheni na tregon dhe një truk te thjeshtë si të shkëlqejmë lugët dhe sendet e aluminit me vetëm dy përbërës.