Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Ëmbëlsirë me luleshtrydhe pa pjekje / Patate të mbushura me kimë dhe salcë beshamel / Byreçka furre.
Pse qepa është super ushqim? Çfarë vlerash minerale dhe vitamina përmban? Sa shpesh duhet ta konsumojmë dhe a humbasin vlerat kur e gatuajmë? Qepa e kuqe apo e bardhë është më e shëndetshme? Pse na djegin sytë kur qërojmë qepën dhe a ka mënyra për ta shmangur? Pse thuhet që një qepë e qëruar të përdoret vetëm në çast sepse nëse qëndron për disa orë mund të kthehet në dëm të shëndetit? A ka produkte që nëse i shoqërojmë me qepën ia humbasin apo zbehin vlerat? Kush nuk duhet ta përdorë qepën? Lëvozhgat e qepës a përdoren dhe për çfarë? Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, njihemi me vlerat e shëndetshme të qepës për organizmin, përfitimet që marrim nga konsumimi i saj dhe përdorimet në trajtimin e sëmundjeve si diabeti, kolesteroli, zemra, veshkat, tumoret etj. Gjithashtu përdorimet e jashtme të qepës, për infeksionet në lëkurë, për flokët, etj.
Amadea dhe Martin kanë një dashuri të përbashkët, meditimin dhe një tjetër dashuri: atë për njëri tjetrin. Prej 16 vitesh ata udhëtojnë nëpër botë si ambasadorë të paqes dhe dashurisë. Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Viena, Amadea Stefa dhe Martin Veigl rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë, si janë njohur 16 vite më parë në Pragë dhe si është zhvilluar dashuria e tyre sigurisht me ulje dhe ngritje, japin mesazhe dhe çelësin e suksesit në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur si dhe ndajnë një surprizë shumë të këndshme…